Vetura e Doganës rrotullohet në Dollc të Klinës, kjo është gjendja e punëtorit - Gazeta Express
string(77) "vetura-e-doganes-rrotullohet-ne-dollc-te-klines-kjo-eshte-gjendja-e-punetorit"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2020 14:17

Vetura e Doganës rrotullohet në Dollc të Klinës, kjo është gjendja e punëtorit

Lajme

Gazeta Express

03/12/2020 14:17

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është vetaksidentuar një oficer doganor me veturën e punës, me ç’rast ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Vetaksidenti në Dollc të Klinës dyshohet se ka ardhur si pasojë e kushteve të rrugës.

Lexo Edhe:

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se mjekët kanë konstatuar se shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në orën 07:15 të mëngjesit të sotëm një veturë është vetaksidentuar në fshatin Dollc të Klinës. Dyshohet se vetaksidenti ka ndodhur si pasojë e kushteve të rrugës… Sipas mjekëve shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Rugova për Gazetën Express.

Ndërkohë pamje nga vendi i ngjarjes kanë dërguar lexuesit e Gazetës Express.

Edhe nga Dogana e Kosovës kanë deklaruar se oficeri doganor ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. /Gazeta Express/