Veprimi i Julia Ilirianit irriton banorët e Big Brother – hodhi cigaret e tyre në vaskën me ujë - Gazeta Express
string(93) "veprimi-i-julia-ilirianit-irriton-banoret-e-big-brother-hodhi-cigaret-e-tyre-ne-vasken-me-uje"

Veprimi i Julia Ilirianit irriton banorët e Big Brother – hodhi cigaret e tyre në vaskën me ujë

Rozë

Gazeta Express

28/03/2024 9:30

Julia Iliriani ka marrë vëmendje së fundmi me një veprim në Big Brother VIP Albania 3.

Me një provokim nga Julian Deda, ajo ka hedh cigaret e konkurrentëve të tjerë në vaskë.

Lexo Edhe:

E njëjta shihet duke i futur në ujë e në një moment tjetër i gjuan edhe në tokë.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Ky veprim i banores irriton edhe të tjerët, të cilët reaguan ashpër për shkak se i kishin blerë në kuadër të buxhetit të javës.

Ka qenë Romeo Veshaj dhe Erjola Doçi, të cilët e kritikuan Julian për gjestin, duke shtuar se nuk bëhet një gjë e tillë.

Julia nga ana tjetër i quajti normale këto veprime, shtuar faktin se ka kohë që është e izoluar, larg jetës reale.

Sido që të jetë, kanë kaluar tashmë më shumë se dy muaj që nga nisja e këtij spektakli.