Vendimi i Qeverisë, Thaçi i drejtohet Gjykatës Kushtetuese - Gazeta Express
string(57) "vendimi-i-qeverise-thaci-i-drejtohet-gjykates-kushtetuese"

Vendimi i Qeverisë, Thaçi i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Gazeta Express

24/03/2020 10:55

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mbajtur sot konferencën e dytë për media pas vendimit të Qeverisë për kufizim të lëvizjes për qytetarët, pa e shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, raporton Gazeta Express.

I pari i shtetit thotë se për këtë temë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim.

Lexo Edhe:

“Duke marrë parasysh rrethanat e reja pas vendimit të qeverisë në këtë vendim antikushtetues, si president i vendit, unë vendosa që t’i drejtohem gjykatës kushtetuese me kërkesë të interpretim të çështjes së përputhshmërisë së vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me kufizimin e të drejtat dhe lirive që mbrohen me Kushtetutë. Pra parashtruesi i kërkesës është presidenti. Do ta bëjmë publike edhe kërkesën që i është dërguar Gjykatës Kushtetuese”, shton ai.

Thaçi ka deklaruar se askush nuk qëndron mbi Kushtetutën e Kosovës.

“Ajo çka dua të them është se si president i vendit, duke respektu në tërësi mandatin tim, kemi kërkuar që në të ardhme të afërt, kemi bërë kërkesë për masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa sa i përket zhvillimeve tjera përsëri e theksoj se mbi Kushtetutën e Kosovës nuk qëndron askush.

Ftoj edhe një herë për unitet qytetar, për kujdes maksimal”, ka shtuar ai. /GazetaExpress/