Veç VV’ja mungon - Presidentja, Opozita… të gjithë në nejë të Valdrin Sahiti - Gazeta Express
string(71) "vec-vvja-mungon-presidentja-opozita-te-gjithe-ne-neje-te-valdrin-sahiti"

Yjet

Gazeta Express

17/05/2022 0:02

Veç VV’ja mungon – Presidentja, Opozita… të gjithë në nejë të Valdrin Sahiti

Yjet

Gazeta Express

17/05/2022 0:02

Valdrin Sahiti ka organizuar sonte një ndejë në Prishtinë ku janë duke marrë pjesë një numër i madh i personaliteteve publike në Kosovë

Stilisti Valdrin Sahiti ka organizuar sonte ndejën më të madhe të modës në Prishtinë, e ku janë duke marrë pjesë personalitete të ndryshme të jetës publike në Kosovë.

Lexo Edhe:

Ky event ka bashkuar presidenten Osmani por edhe opozitën në Kosovë e të cilët janë duke shijuar paraqitjen e modeleve dhe sfilatën e tyre në Prishtinë.

Valdrini është parë bashkë me presidenten Osmani, teksa shihen duke e shijuar aftër-partyn e eventit.

Në një foto tjetër, njëri prej menaxherëve të BabaRecords dhe disa ndejave në Prishtinë me muzikë, vëllai i Valdrinit, Dekorim Sahiti është parë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Nga fusha e showbizit po ashtu janë parë një numër i madh këngëtarësh dhe personaliteteve të tjera, në mesin e të cilëve edhe dy shqiptarët më të përfolur sivjet në media shqiptare, Bora Zemani dhe Donald Veshaj. /GazetaExpress/