Vdes një person në QKUK, familja njoftohen pas vdekjes se ka qenë i prekur me COVID-19 - Gazeta Express
string(85) "vdes-nje-person-ne-qkuk-familja-njoftohen-pas-vdekjes-se-ka-qene-i-prekur-me-covid-19"

Vdes një person në QKUK, familja njoftohen pas vdekjes se ka qenë i prekur me COVID-19

Gazeta Express

29/06/2020 22:19

Sonte një person ka vdekur në QKUK nga Komuna e Malishevës, i cili paraprakisht kishte qenë i shtrirë në repartin e neurologjisë, ndërsa pasi ka ndërruar jetë, sipas familjarëve në fletë lëshimin e spitalit thuhet se ka qenë i prekur me COVID-19, përderisa i njëjti më herët nuk ka qenë i evidentuar në listën e të prekurve, madje as familja e tij nuk ka qenë e njoftuar deri pas vdekjes.

Organet komunale janë njoftuar për rastin, pasi i është kërkuar mbikëqyrja e varrimit, nga ana e inspektorëve komunal, e po ashtu edhe familjarët kanë sqaruar se për këtë janë njoftuar vetëm pas vdekjes së familjarit të tyre, i cili ka qenë i shtrirë në neurologji dhe jo në klinikë infektive.

Lexo Edhe:

Personi i vdekur, me inicialet S.T. është i lindur më 1953 nga fshati Banjë i Komunës së Malishevës.