Malisheva ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli, pas një takimi dhe analize të detajuar të kampionatit ndërmjet trajnerit dhe drejtuesve të klubit.
Gjatë këtij takimi, thuhet se u shqyrtuan rezultatet e arritura gjatë sezonit, ndërsa në fund palët, me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, kanë vendosur që bashkëpunimi të përfundojë në këtë fazë.
Klubi ka falënderuar trajnerin Sokoli për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës, duke vlerësuar punën e bërë gjatë bashkëpunimit.
Nga ana e tij, trajneri Sokoli ka shprehur mirënjohje për besimin, mbështetjen dhe korrektësinë e treguar nga klubi gjatë kësaj periudhe.
Malisheva dhe Bylbyl Sokoli janë ndarë në frymë respekti dhe vlerësimi të ndërsjellë, duke i uruar njëri-tjetrit suksese në vazhdim të rrugëtimit sportiv dhe profesional.
Malisheva përfundoi e dyta në edicionin që sapo e lamë pas, me 59 pikë, teksa siguroi kualifikimin në kualifikimet Ligën e Konferencës./GazetaExpress/