Vangjush Dako shfaqet në krah të Ramës: Për ato letrat po bëj unë diçka - Gazeta Express
string(70) "vangjush-dako-shfaqet-ne-krah-te-rames-per-ato-letrat-po-bej-une-dicka"

Gazeta Express

05/12/2019 20:34

Vangjush Dako shfaqet në krah të Ramës: Për ato letrat po bëj unë diçka

Gazeta Express

05/12/2019 20:34

Pavarësisht se qëndroi për 12 vite në pushtet si një ndër kryebashkiakët më jetëgjatë të Shqipërisë, në kohën kur tërmeti hodhi përtokë Durrësin, prezenca e Vangjush Dakos nuk u shqua së tepërmi në media.

Por këtë të enjte, teksa kryeministri vizitonte disa rrënoja në qytetin e Durrësit, pranë tij është shfaqur Vangjush Dako. Edhe pse jo në rradhë të parë, atje ku qëndron kamera, Vangjush Dakon ndodhet prapa kryeministrit dhe në një moment komunikon me të për çështjen e disa letrave. Dako i thotë se për “ato letrat” po bën ai diçka, teksa Rama i thotë “ok” ish- kryebashkiakut.

Lexo Edhe:

(Momentet e fundit te videos)

Pjesë nga biseda:

Rama: Dëgjo, me këto…me këta 12 që janë gati merru vetë…

Çuçi: Për lejet, po

Rama: Çfarë lejesh more, vjen supervizori në kokë aty dhe mbaroi ky film. Pastaj ata tjerët vijnë me radhë që të fillojë

Çuçi: Të kthehet puna

Rama: Po

Dako: Për ato letrat po bëj unë ndonjë gjë, mirë?

Rama: Ok.