Valon Berisha transferohet në Bundesligë - Gazeta Express
string(40) "valon-berisha-transferohet-ne-bundeslige"

Valon Berisha transferohet në Bundesligë

Gazeta Express

29/01/2020 10:50

Mesfushori kosovar është larguar nga Lazio, ku nuk pati hapësira të mjaftueshme për të luajtur

Valon Berisha është larguar nga Lazio, në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Lexo Edhe:

Për këtë ka siguruar gazetari italian, Gianluca Di Marzio, përcjell Gazeta Express.

Mesfushori kosovar nuk po gjen hapësira të mjaftueshme tek ekipi italian, prandaj ishte në kërkim të një ekipi ku do të mund të luante në vazhdimësi.

Dhe, sipas “Sky Sports”, përfaqësuesi kosovar është transferuar në Fortuna Dusseldorf, klub ky që e zë vendin e fundit në Bundesligë aktualisht.

Klubi gjerman e ka huazuar 26 vjeçarin deri në fund të sezonit, me mundësi blerjeje përfundimtare të kartonit të tij gjatë verës që vjen.

Berisha i ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje me Lazion këtë sezon, respektivisht 279 minuta.

Ai e ka marrë rrugën drejt Gjermanisë sot dhe pas vizitave mjekësore e ka nënshkruar kontratën me klubin nga Bundesliga.

Ish-futbollisti i Salzburgut nuk ka arritur ta gjejë veten tek “Biancocelesti” pasi eksperienca e tij në Itali është përshkuar me lëndime dhe formë të zbehtë.

Lazio e kishte blerë atë për 7,5 milionë euro dhe do ta shesë atë gjatë verës afërsisht për këtë shumë. /Gazeta Express/