Valdete Daka: Shkurt, shqip dhe qartë, është ligji dhe Aktgjykimi që ua pamundëson kandidimin e jo unë - Gazeta Express
string(99) "valdete-daka-shkurt-shqip-dhe-qarte-eshte-ligji-dhe-aktgjykimi-qe-ua-pamundeson-kandidimin-e-jo-une"

Lajme

Gazeta Express

21/01/2021 12:10

Valdete Daka: Shkurt, shqip dhe qartë, është ligji dhe Aktgjykimi që ua pamundëson kandidimin e jo unë

Lajme

Gazeta Express

21/01/2021 12:10

Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka në një konferencë për media ka thënë se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ua pamundëson kandidimin atyre që kanë problem me ligjin dhe jo ajo, raporton Gazeta Express.

“Shkurt shqip dhe qartë është ligji dhe Aktgjykimi që ua pamundëson kandidimin unë nuk e kam shkruar e as nuk e kam votuar . Unë nuk e kam shkruar as Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, çdo person mund të ankohet në PZAP dhe Gjykatën Supreme. Si gjyqtare dhe Kryetare e KQZ’së i garantoj qytetarët se do t’i respektoj ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Daka.

Lexo Edhe:

Daka ka thënë se deklaratat politike janë ndërhyrje në punën e KQZ’së.

“Deklaratat politike janë ndërhyrje në punën e KQZ’së. Dua t’i siguroj qytetarët që KQZ është duke punuar maksimalisht që t’I kryejë detyrat e veta kushtetuese dhe ligjore, angazhimi im në fushën e zgjedhjeve dhe rezultatet e arritura”, ka thënë ajo.

Kjo konferencë e Dakës vjen një ditë pasi KGJK ka verifikuar listat e partive politike dhe ka gjetur se dhjetëra kandidatë për deputet kanë probleme me ligjin.

Emri i shumëpërfolur është ai i Albin Kurtit ndaj të cilit ka një vendim Gjykate për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës.

Glauk Konjufca mbrëmë në një intervistë në RTV Dukagjini ka deklaruar se brenda KQZ’së një person me emrin Valdete Daka është kundër Albin Kurtit.

“Personi i cili ne KQZ po ndikon qe edhe kerkesa me qene sugjestive dhe kunder Albin Kurtit eshte Valdete Daka. Ata kurgjo nuk po zbatojne (KQZ), po dojne eleminim politik”, ka deklaruar Konjufca./GazetaExpress/