Utah mposhtet nga Dallasi, Brooklyn fiton derbin dhe rimerr kreun - Gazeta Express
string(64) "utah-mposhtet-nga-dallasi-brooklyn-fiton-derbin-dhe-rimerr-kreun"

Basketboll

Gazeta Express

06/04/2021 15:51

Utah mposhtet nga Dallasi, Brooklyn fiton derbin dhe rimerr kreun

Basketboll

Gazeta Express

06/04/2021 15:51

Utah Jazz nuk ka arritur të ruajë serinë prej 9 fitoresh radhazi në kampionat, pasi është mposhtur në transfertën ndaj Dallas Mavericks me shifrat 111-103, në një ndeshje ku protagonist absolut ishte slloveni Luka Doncic me 31 pikë të shënuara, 9 rikuperime dhe 8 asiste.

Vendasit e nisën mirë sfidën dhe arritën të mbajnë kontrollin e saj në tre fraksionet e para, teksa veçanërisht pjesën e tretë e fituan me 10 pikë diferencë, duke mbyllur llogaritë e ndeshjes dhe duke ulur disi ritmin në fund.

Lexo Edhe:

Nga ana tjetër kryesuesit e Konferencës së Perëndimit bënë mirë në fraksionin final, por kjo nuk mjaftoi që të rikuperojnë diferencën e madhe të pikëve dhe të shmangin humbjen.

Brooklyn Nets ka lënë menjëherë pas krahëve humbjen në transfertën ndaj Chicago Bulls, pasi ia ka dalë në triumfojë me rezultatin e ngushtë 114-112 në derbin ndaj New York Knicks dhe të rimarrë kryesimin e Konferencës së Lindjes.

Kyrie Irving ishte protagonist absolut për Nets në “Barclays Center” të New Yorkut, pasi shënoi 40 pikë, rikuperoi 2 topa dhe dha 7 asiste, ndërsa James Harden qëndroi vetëm 4 minuta në parket, duke mos arritur të lërë gjurmë.

Knicks e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe fituan të dy fraksionet e para, duke dhënë idenë se do t’i shkaktonin humbjen e dytë radhazi Brooklyn-it, por këta të fundit reaguan mirë në pjesën e tretë, duke përmbysur gjithçka.

Një nga ndeshjet më spektakolare të mbrëmjes ishte edhe ajo e “Toyota Center” mes Houston Rockets dhe Phoenix Suns, që u fitua nga këta të fundit me rezultatin e ngushtë 130-133.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim 34-34, Suns bënë mjaft mirë në fraksionin e dytë duke u shkëputur me 10 pikë diferencë dhe më pas ndonëse humbën dy pjesët e tjera, ia dolën të ruajnë avantazhin dhe të regjistrojnë fitoren e 6 radhazi në kampionat.

Devin Booker ishte protagonist absolut për Phoenix Suns, pasi shënoi 36 pikë, rikuperoi 6 topa dhe dha 6 asiste, por vlen të theksohet se një ndeshje mjaft të mirë bëri edhe basketbollisti nga Bahamasi, Deandre Ayton.

Në ndeshjet e tjera, Minnesotta Timberwolves triumfoi me shifrat 116-106 ndaj Sacramento Kings, ndërsa Cleveland Cavaliers fitoi me rezultatin 101-125 në transfertën ndaj San Antonio Spurs.