Pasi e ka mbrojtur titullin e kampionit, Usyk ka folur për këtë fitore duke e falënderuar familjen e tij por edhe Jezus Krishtin
Oleksander Usyk arriti fitoi me pikë pas 12 raundeve kundër Anthony Joshua, teksa pas mbrojtjes së titullit ai ka treguar se kujt ja dedikon këtë titull.
“Unë dua t’i falënderoj të gjithë që u lutën për mua. Dua ta falënderoj Zotin që më ndihmoi sot, më dha shumë. Zoti im është Jezus Krishti. Faleminderit, Arabia Saudite”, ka thënë ai, transmeton GazetaExpress.
“Ia dedikoj fitoren vendit tim, familjes, ekipit tim, krejt njerëzve që po e mbrojnë vendin tonë. Faleminderit shumë”.
“Kjo tashmë është një histori. Shumë gjenerata do ta shohin këtë meç, kur një kundërshtar u mundua të më rrëzonte, por unë e përballova, u riktheva dhe fitova. Faleminderit Zot”, tha Usyk.
Tutje kampioni i botës i ka bërë thirrje për një meç boksierit irlandez, Tyson Fury, i cili para disa dite tha së është pensionuar.
“Jam i sigurt se Tyson Fury nuk është pensionuar. Do të doja të përballem me të, me siguri edhe ai ka dëshirë të ballafaqohet me mua”, tha Usyk.
“Vetëm Zoti e di nëse do të vazhdoj të boksoj. Krejt këta njerëz përpara meje, do të më ndihmojnë. “Faleminderit Zot për gjithçka”, përfundoi ukrainasi. /GazetaExpress.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...