Unitedi e Liverpooli e sfidojnë njëri-tjetrin për yllin e Juventusit - Gazeta Express
string(68) "unitedi-e-liverpooli-e-sfidojne-njeri-tjetrin-per-yllin-e-juventusit"

Futboll

Gazeta Express

31/07/2026 17:40

Unitedi e Liverpooli e sfidojnë njëri-tjetrin për yllin e Juventusit

Futboll

Gazeta Express

31/07/2026 17:40

Manchester Unitedi dhe Liverpooli kanë hyrë në garë për transferimin e anësorit portugez Francisco Conceição, ndërsa të dy klubet synojnë të përforcohen për sezonin 2026/27.

Deri tani, merkatoja verore ka qenë relativisht e qetë për të dyja skuadrat.

Manchester United ka afruar Karl Darlow, Youri Tielemans dhe Andrey Santos, ndërsa Liverpool ka transferuar vetëm anësorin Victor Munoz nga Osasuna për 35 milionë funte.

Duke qenë se të dy klubet do të garojnë në Ligën e Kampionëve, nuk është e pazakontë që ata të kenë objektiva të përbashkët në merkato.

Më herët gjatë korrikut u raportua se Unitedi dhe Liverpooli po rivalizonin edhe për mesfushorin e Romës, Manu Koné, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse në Serie A.

Roma thuhet se është e gatshme ta shesë francezin për shkak të problemeve financiare, ndërsa Premier League konsiderohet destinacioni më i mundshëm për 25-vjeçarin.

Megjithatë, sipas “Gazzetta dello Sport”, Koné nuk është lojtari i vetëm që kërkohet nga dy gjigantët anglezë.

Raporti bën të ditur se Juventusi është i gatshëm të shesë Francisco Conceiçaon, pasi ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit boshnjak Kerim Alajbegovic, në një operacion që mund të arrijë vlerën e 40 milionë eurove (34 milionë funte).

Ky investim i madh për një futbollist 18-vjeçar, që numëron vetëm 44 ndeshje si profesionist, pritet të financohet pjesërisht nga shitja e Conceiçaos.

Sipas të njëjtit burim, superagjenti Jorge Mendes tashmë ka zhvilluar bisedime me klientin e tij për të ardhmen, pasi Manchester Unitedi dhe Liverpooli kanë bërë kërkesa për informacion rreth mundësisë së transferimit.

Conceição dikur konsiderohej një nga talentet më premtues të futbollit evropian, pasi u zhvillua në akademinë e Portos, por karriera e tij ka ngecur vitet e fundit.

23-vjeçari, i cili ka zhvilluar 21 ndeshje me Kombëtaren e Portugalisë, regjistroi vetëm nëntë kontribute në gola në 42 paraqitje me Juventusin sezonin e kaluar, ndërsa në nëntë ndeshje të Ligës së Kampionëve shënoi vetëm një gol.

Për këtë arsye, drejtuesit e Juventusit nuk janë të kënaqur me rendimentin e tij dhe janë të gatshëm ta shesin për një shumë mes 40 dhe 50 milionë eurove.

Conceição aktivizohet kryesisht në krahun e djathtë të sulmit. Liverpool mund ta shohë atë si një zëvendësues afatgjatë të Mohamed Salahut.

Nga ana tjetër, Manchester Unitedi tashmë ka në dispozicion Bryan Mbeumon dhe Amad Diallon për atë pozicion, por Conceição do të kishte mundësinë të luftonte për një vend titullari në formacionin e trajnerit Michael Carrick./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement