Drita mbetet pa trajner, raportohet se i ka ndarë rrugët me Zekirija Ramadanin - Gazeta Express
string(77) "drita-mbetet-pa-trajner-raportohet-se-i-ka-ndare-rruget-me-zekirija-ramadanin"

Futboll

Gazeta Express

31/07/2026 18:23

Drita mbetet pa trajner, raportohet se i ka ndarë rrugët me Zekirija Ramadanin

Futboll

Gazeta Express

31/07/2026 18:23

Kampionia e Kosoës, Drita ka mbetur pa trajner, pasi raportohet se i ka ndarë rrugët me trajnerin e deritanishëm, Zekirija Ramadanin.

Sipas asaj që raporton “Radio Star Gjilan”, Drita dhe Zekirija Ramadani i kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.

Ky lajm ende nuk është konfirmuar nga Drita zyrtarisht, mirëpo trajneri Ramadani ka dhënë një prononcim të shkurtër për një medium.

“Po u ndamë me klubin, është e vërtetë. Për arsye pyeteni klubin, nuk ka asnjë arsye për të më shkarkuar”, ka thënë Zekirija Ramadani për “Kanal10”.

Zeki i ishte bashkuar Dritës në nëntor të vitit 2023, derisa gjatë periudhës si trajner i bardhekaltërve ai ka fituar tre trofe.

Ai e fitoi dy herë radhazi Superligën e Kosovës dhe një herë e fitoi Superkupën e Kosovës.

Zeki e drejtoi Dritën deri në fazën e “play-offit” të Ligës së Konferencës, pasi e kishte kaluar fazën e ligës me tetë pikë.

Drita do të rikthehet në aksion më 6 gusht, me ndeshjen ndaj Tre Fiorit në San Marino, në kuadër të fazës së tretë kualifikuese për Ligën e Konferencës.

Një javë më vonë, më 13 gusht, zhvillohet ndeshja e kthimit në Prishtinë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement