Pak orë para ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Barcelona e ka marrë një “goditje” nga UEFA.
Shtëpia e futbollit evropian e ka hedhur poshtë ankesën e gjigantit katalunas për rastin e topit të prekur me dorë në duelin e parë çerekfinal të luajtur javën e kaluar në Camp Nou, përcjell “Gazeta Express”.
“Los Colchoneros” fituan me rezultat 2:0 dhe “Blaugrana” u ankuan në rastin kur zëvendësuesi Marc Pubill e preku topin me dorë pasi paraprakisht lojën e kishte nisur portieri mysafir.
Barcelona ishte ankuar më 8 prill në UEFA për këtë rast, duke konsideruar se u dëmtua pasi referi nuk dha penallti dhe karton për lojtarin kundërshtar.
Por, sot, pak orë para sfidës së dytë mes tyre, erdhi përgjigja e UEFA-s, e cila nuk konsideron se referi Istvan Kovacs bëri gabime që ndikuan në rezultat, ndërsa e shfajësoi edhe sistemin VAR, i cili nuk ndërhyri në këtë rast.
“Pas ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të luajtur të mërkurën, më 8 prill 2026, midis FC Barcelonës dhe Atlético de Madrid, Barcelona paraqiti një ankesë/protestë në lidhje me një vendim të gjyqtarit – më 13 prill 2026, Organi i Kontrollit të Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s e shpalli ankesën të papranueshme”, njofton FIFA.
Atletico dhe Barcelona do të përballen sonte në stadiumin “Metropolitano”, në ndeshjen që do të nisë prej orës 21:00. /Gazeta Express