U shpall non-grata nga Britania, Berisha zbulon hapin e radhës: Pas qëndron Rama, do luftoj për dinjitet - Gazeta Express
string(101) "u-shpall-non-grata-nga-britania-berisha-zbulon-hapin-e-radhes-pas-qendron-rama-do-luftoj-per-dinjitet"

Shqiperi

Gazeta Express

22/07/2022 12:50

U shpall non-grata nga Britania, Berisha zbulon hapin e radhës: Pas qëndron Rama, do luftoj për dinjitet

Shqiperi

Gazeta Express

22/07/2022 12:50

Ish-kryeministri Sali Berisha tregon hapat që do të ndërmarrë pas shpalljes non grata nga Britania e Madhe.

“Unë po nderoj demokratët dhe vendin se po luftoj për dinjitetin e shqiptarëve. Për të vërtetën dhe liritë e tyre. Unë jam i bindur se ata do kenë të gjitha shanset me votë, të dëshmojnë mendimet dhe ndjesitë e tyre ndaj këtij vendimi. Kam bindjen e plotë se po mbroj sot, dhe koha po e tregon, sepse ata njerëz që ndjekin Sali Berishën, nuk e ndjekin për sytë e bukur, por për idealet që ai mbron. Të themi të vërtetën. Ata janë bashkëidealistë që po shtohen përditë. Derisa e detyruan Edi Ramën të bëjë antimiting. Çdo gjë e bëj për qytetarët shqiptarë. Jam i inkurajuar për një mbështetje në rritje nga ana e tyre“, tha Berisha.

Lexo Edhe:

Ndërkohë Berisha i është përgjigjur kësaj akuze duke shtuar se; “Ky vendim është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros. Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve të diplomatëve të Departamentit të Shtetit, që partnerët ndërkombëtarë t’i bashkangjiten vendimit të tyre, absolutisht pa asnjë bazë, me qëllim rritjen e presionit ndaj meje dhe justifikimin e vendimit të tyre bazuar në shpifje.
Por, një gënjeshtër, sado të përsëritet mund të bëhet e besueshme, por kurrë e vërtetë dhe asnjë fuqi në botë nuk do të jetë në gjendje të më detyrojë që të pranoj gënjeshtrën për të vërtetë, apo t’i nënshtrohem mashtrimit, për të cilin me prova, këto muaj, kam argumentuar se nuk synon skajimin e Sali Berishës, por kthimin e Shqipërisë në një vend pa opozitë, së cilës i rripet çdo pasuri, e nga e cila shqiptarët ikin nga sytë këmbët. Kjo synon mbajtjen në pushtet të një qeverie, me e korruptuara në Europë, e cila, duke dhunuar votën e qytetarëve, ka rivendosur në vend monizmin e plotë dhe vjedh e sakrifikon Shqipërinë e shqiptarët, e çon shtetin në falimentim për të blerë e mbajtur pushtetin.
Sikundër ritheksoj edhe një herë, se në momentin e parë që qeveria e MB, ose çdo qeveri tjeter e huaj apo kushdo do të provojë – jo të gënjejë – një provë dhe fakt korrupsioni, unë do të marr çdo vendim ndaj vetes sime.”.

Lexo edhe: Sali Berisha shpallet non grata nga Britania e Madhe! Akuzat e Londrës dhe përgjigjja e kreut të PD

Pyetje-përgjigje gjatë konferencës me gazetarët

Çfarë do bëni tani?

Do bëj atë që do këshillohem me ekspertë ligjorë. Di këtë që vendi më i përshtatshëm për të paditur për shpifje në raport me masën e dënimit është Britania. Ajo është anëtare e Këshillit të Europës, pra juridiksioni i Strasburgut është i plotë. Përveç hapave ligjorë nuk kam hapa të tjerë.

Sanksioni “non grata” ishte vetëm për ju apo edhe për familjen tuaj?

Nuk citohej askush përveç meje. Bëhej fjalë vetëm për korrupsion.

Pas shpalljes non grata qëndrojnë Basha e Rama?

Sali Berisha: Qëndrojnë plotësisht. Rregulli është ky nëse SHBA-të i ndalojnë vizat një personi, sipas një traktati, pothuajse automatikisht. Mesa kuptova nga letra ky ndalim nuk është mbi bazën e këtij traktati. Rama njoftoi të parin, dhe të dytin.

Të akuzosh një tjetër për një çështje të një personi 14 vite më parë që është zbardhur 1000% dhe vazhdon të bëjë biznes intensiv do të thotë të jesh i mashtruar, këtë mund ta bëjë vetëm mafia shqiptare. Burime janë të njëjta, sa është ndikimi, nuk mund ta them. Në çfarë shkalle është.

Po i faturoni një faturë demokratëve me qëndrimin tuaj?

Sali Berisha: Po nderoj demokratët dhe vendin sepse po luftoj për dinjitetin e shqiptarin. Ata do kenë të gjitha shanset me votë të dëshmojnë, mendimin dhe ndjesitë e tyre ndaj këtij qëndrimi. Kam bindjen të plotë sepse po mbroj sot dhe koha po tregon që s’ta njerëz që ndjekin Berishën nuk e ndjekin për sytë e bukur por për idealet që mbron Janë bashkë idealistë që po shtohen çdo ditë derisa e detyruan të bëjë antimiting. Çdo gjë që bëj e bëj për shqiptarët. Jam i inkurajuar nga një mbështesje masive në rritje e tyre.

Berisha: Nuk ka asnjë provë kundër meje, unë prapë do të fitoj.Është mafia shqiptare që po sponsorizon dhe subvencionon këtë gjë. I vetmi problem që kam unë janë hapat që do ndërmarr. Nuk kanë asnjë fakt, asnjë citim dhe nuk do ketë kurrë, as për korrupsionin, as për lidhjet me krimin. Kush e ka bërë zgjidhjen e tij, e ka bërë. Vendimi është kryekëput politik. Vendimi i parë dhe ai i dyti. Nuk është ky problemi im kryesor. Problemi im kryesor janë sot dhimbjet, vuajtjet e qytetarëve shqiptarë në terrorin e çmimeve, në terrorin e varfërisë, në terrorin e vjedhjeve si të asnjë populli tjetër.
Unë u besoj atyre. E kam thënë se u besoj shqiptarëve. Unë prapë do fitoj. Unë do mbroj interesat e tyre.

Berisha: Fuqia e Soros-it është e pakufishme, por shqiptarët dinë ta dallojnë të vërtetën. Fuqia e George Soros është e pakufishme. Nuk jam unë këtë që e them këtë. Janë me qindra dhe më shumë, politikanë, ligjvënës dhe të tjerë. Vetëm në Europë, ai ka insistuar 18 miliardë euro në opinione.
Kështu që lidhjet e Edi Ramës me Sorosin janë shumë të njohura.
Por fati i madh, se shqiptarët pavarësisht nga kjo, siç e keni parë ju vetë, kanë vlerësuar qëndrimin tim. Jo se ata janë antiamerikanë, por problemi është se kur shtrohet çështja mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, ata do zgjedhin të vërtetën. Ata besojnë se kjo i afron me Amerikën, nuk i distancon. Kjo i distancon nga mafia e Sorosit, jo nga vlerat e Amerikës. Nuk mund ta konceptoj ndryshe mbështetjen në rritje të tyre ndaj meje dhe PD-së.

Berisha: Shqiptarët e duan Berishën sepse betejën e bën për ta, jo për veten Kjo është një e vërtetë absolute. Pse u godit Sali Berisha nënte vite pasi nuk kishte firmosur me dorën e tij asnjë vendim ekzekutiv?
Pse u godit Sali Berisha, pasi ai prej nëntë vitesh nuk kishte marrë asnjë vendim në PD dhe nuk kishte bërë asnjë takim publik. Sali Berisha ishte autoritet moral. Ishte njeriu që rrëzoi diktaturën dhe anëtarësoi Shqipërinë në NATO. E transformoi Shqipërinë në çdo aspekt. Ishte njeriu që me qeverinë e tij luajti rol të pazëvendësueshëm në pavarësinë e Kosovës.
Ia doli që TAP-i të vijë në Itali pa gaz rus. Tani unë ndjehem shumë komodë kur dëgjoj udhëheqësit europianë që do e dyfishojnë.
Mos harroni një gjë: asgjë më korruptive se gazi nuk ka mbi tokë. Shqipëria është i vetmi vend që refuzoi. Kjo është arsyeja pse TAP është sot një gazsjellës sovran nga Rusia. Por shqiptarët kanë memorie. Nuk e duan Sali Berishën për këtë, por e kanë bindjen se këtë betejë po e bën për ta, nuk po e bën për veten e tij. Kanë një bindje se me eksperiencën që ka, do u japë një përgjigje të shpejtë problemeve të mëdha me të cilën përballen.

/Gazeta Express