U shkarkua nga bordi që e emëroi Kurti, Inspektorati kërkon kthimin në punë të Bedri Istrefit - Gazeta Express
string(92) "u-shkarkua-nga-bordi-qe-e-emeroi-kurti-inspektorati-kerkon-kthimin-ne-pune-te-bedri-istrefit"

U shkarkua nga bordi që e emëroi Kurti, Inspektorati kërkon kthimin në punë të Bedri Istrefit

Gazeta Express

27/05/2020 16:58

Inspektorati i Punës përmes një vendimi të nxjerr ka obliguar Telekomin e Kosovës që të kthejë në punë ish-kryeshefin e kësaj ndërmarrje Bedri Istrefi.

Në pikën I të vendimit të Inspektoratit thuhet se ankesa e Bedri Istrefit e bërë në këtë Institucion është e bazuar.

Lexo Edhe:

Në pikën II thuhet se vendimi i Telekomit të Kosovës është në kundërshtim me Ligjin e Punës, por edhe ligje tjera të aplikueshme në vendin tonë.

Deri sa në pikën III thuhet se Telekomi i Kosovës duhet të anulojë vendimin e marrë dhe ta njoftojë Inspektoratin brenda 8 ditëve për veprimet e ndërmarra.