Mike Tyson është rikthyer të flasë për njërën prej ngjarjeve më të pazakonta në histori të boksit.
Ish-boksieri amerikan, 25 vjet më parë ia kishte kafshuar veshin në ring kundërshtarit Evander Holyfield.
Incidenti ishte bërë aq i famshëm sa që Tyson më shumë kujtohet për atë rast sesa për karrierën e jashtëzakonshme që e kishte.
Gjatë një interviste me Alex Jones, Tyson po i përtypte një nga “bombonat” e kanabisit të quajtura “Mike Bites”, që e mbajnë formën e veshit të kafshuar të Holyfield, shkruan “Gazeta Express”.
“E kanë shijen më të mirë sesa veshi i Evander. Veshi i tij e kishte shijen e prapanicës”, ka thënë Tyson, duke e kujtuar rastin e ndodhur në meçin e vlefshëm për titullin e kampionit botëror në peshat e rënda në vitin 1997.
Atë meç ishte duke e dominuar Holyfield dhe Tyson e kishte kafshuar atë në vesh.
Sfiduesi ishte dënuar me pikë kur në rundin e tretë kishte ndodhur një kafshim paraprak.
Por, në rundin pasues Tyson e kishte kafshuar veshin e Holyfieldet si një kafshë e uritur dhe referi e kishte diskualifikuar atë.
Tyson nuk është ndalur me kaq.
Në një intervistë të dhënë në vitin 2020, ai kishte befasuar me deklarata, shkruan “Gazeta Express”.
“Nëse ai do ta bënte atë që e kishte bërë, do ta kafshoja përsëri, po”, kishte thënë dy vjet më parë legjenda e boksit.
“Unë e pata kafshuar sepse doja ta vrisja atë. Isha i mllefosur sepse ai më kishte goditur në kokë dhe kudo tjetër”, përfundoi Tyson. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...