Turqia përgatitet për izolim, Erdogan urdhëron ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike - Gazeta Express
string(84) "turqia-pergatitet-per-izolim-erdogan-urdheron-ndalimin-e-shitjes-se-pijeve-alkoolike"

Turqia përgatitet për izolim, Erdogan urdhëron ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike

Gazeta Express

29/04/2021 18:30

Qytetarët në Turqi e kishin parashikuar izolimin kombëtar, por jo dhe ndalimin e shitjes së pijeve alkolike gjatë periudhës 17-ditore.

Kjo ka ngjallur zemërim te disa që e konsiderojnë një përpjekje të presidentit, Rexhep Tajip Erdogan, për të imponuar një mënyrë fetare të të jetuarit për të gjithë shoqërinë.

Lexo Edhe:

 “Nuk mendoj se kjo është logjike, pasi nuk ka asnjë lidhje me koronavirusin. Besoj se qeveria mendoi kështu: “le ta ndalojmë tani që njerëzit të mësohen me të”, thotë Adam Gulen, një banor i Stambollit.  “Të gjithë kanë blerë alkool. E kemi kthyer shtëpinë tonë në një qilar vere”, thotë një tjetër. Nga kjo situatë, ata që përfitojnë janë dyqanet që shesin pije alkoolike.

 “Pasi u tha fjala ndalim, shitjet shpërthyen. Njerëzit po blejnë koli me raki dhe verë. Për ne kjo është mirë, por në përgjithësi është e gabuar, pasi nuk ka asnjë lidhje me koronavirusin”, thotë pronari i një dyqani.

Qeveria turke e ka justifikuar këtë ndalim total të shitjes së pijeve alkoolike duke thënë se nuk ka dashur që t’u japë supermarketeve një monopol pasi të gjitha dyqanet e vogla do të jenë të mbyllura.

Masa e izolimit u njoftua pasi në vend u raportuan shifra rekord të përhapjes së Covid-19 për disa ditë radhazi. Turqia ka imunizuar 20 milionë qytetarë deri më tani me vaksina kineze dhe atë ruse, por as kjo nuk e ka frenuar valën e re të pandemisë.