Në një intervistë për Sky News, Trump e përshkroi mbretin si një “zotëri të madh” dhe mik të tij, duke e cilësuar si një person fantastik.
Mbreti Charles, së bashku me Queen Camilla, do të zhvillojnë vizitën e tyre të parë në SHBA si monarkë, ku pritet të vizitojnë Washington DC, New York dhe Virginia. Vizita përkon me shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë amerikane.
I pyetur nëse tensionet me Starmer mund ta ndikojnë këtë vizitë, Trump u përgjigj se “aspak”.
Ndërkohë, marrëdhëniet mes Trump dhe Starmer janë përkeqësuar kohët e fundit, si reflektim i tensioneve më të gjera mes administratës amerikane dhe NATO, pasi disa shtete anëtare refuzuan të përfshihen drejtpërdrejt në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit, raporton CNN.