Kryeministri i ri hungarez, Peter Magyar, ka vizituar sot presidentin e Hungarisë, duke i thënë se është i padenjë të mishërojë unitetin e kombit hungarez.
“I papërshtatshëm për të qenë mbrojtës i ligjit. I papërshtatshëm për të qenë një pikë referimi morale dhe model për t’u ndjekur”, ka shkruar Magyar për presidentin hungarez Sandor Palotaba.
Ai ka postuar edhe një video tjetër nga vizita që i ka bërë presidentit, teksa nga terasa e presidencës e shohin në ballkonin e Qeverisë, kryeministrin në ikje, Viktor Orban.
“Ndërsa Presidenti po tregonte zyrën e tij, nga e cila do të largohet së shpejti, unë po i kushtoja vëmendje Kryeministrit në largim në kopshtin fqinj. Çfarë mendoni se po lexon Viktor Orbán?
a) fjalimin e tij të lamtumirës
(b) National Sport
c) deklaratën e Donald Trump sot?”, ka shkruar Magyar.