Nga e premtja e kësaj jave, në T7, do fillojë të transmetohet emisioni ‘’Tempus’’.
Transmetimi do të nis nga ora 20:10.
Emisioni i përjavshëm, do të shfaqë hulumtime që trazojnë, analiza që demaskojnë të fshehtat dhe debate të argumentuara, aty ku përballet pushteti me ligjin.
Po ashtu, në T7 dhe Gazetën Express, nga kjo javë, më saktë nga dita e shtunë, do të nisë transmetimi i emisionit ‘Betimi për Drejtësi’.
Ashtu si ‘’Tempus’’ edhe ky emision do transmetohet duke filluar nga ora 20:10.
Emisioni me Betim Musliun, përmban rrëfime që nuk mbetën në hije, fakte që provohen, dhe hulumtime që prodhojnë ndikim.