Trump nominohet për herë të tretë për çmimin Nobel - Gazeta Express
string(50) "trump-nominohet-per-here-te-trete-per-cmimin-nobel"

Trump nominohet për herë të tretë për çmimin Nobel

Gazeta Express

29/09/2020 19:43

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, është nominaur për herë të tretë këtë vit për çmimin Nobel për Paqe.

Trump nominimin e fundit e ka marrë nga një grup profesorësh australianë të drejtësisë.

Lexo Edhe:

“Ajo që ka bërë Trump me doktrinën është se ai ka vendosur që nuk do ta përfshinte Amerikën në luftëra të pafundme, luftëra të cilat nuk arrijnë asgjë përveç vrasjes së mijëra të rinjve amerikanë dhe borxheve të mëdha të imponuara Amerikës”, tha njëri prej studiuesve.

“Ai po zvogëlon tendencën e Amerikës për t’u përfshirë në cdo luftë”, shtoi ai.

Flint vlerësoi rolin e presidentit në ndërmjetësimin e marrëveshjes paqësore midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. /Express/