Trump i shkruan letër Xi për dërgimin e armëve në Iran: I thashë të mos e bëj, më tha se s’po e bën në thelb - Gazeta Express
string(105) "trump-i-shkruan-leter-xi-per-dergimin-e-armeve-ne-iran-i-thashe-te-mos-e-bej-me-tha-se-spo-e-ben-ne-thelb"

Gazeta Express

15/04/2026 12:54

Trump i shkruan letër Xi për dërgimin e armëve në Iran: I thashë të mos e bëj, më tha se s’po e bën në thelb

Gazeta Express

15/04/2026 12:54

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe Xi Jinping shkëmbyen letra mbi raportet se Kina po dërgon armë në Iran dhe udhëheqësi kinez “në thelb” i tha atij se vendi i tij “nuk po e bën këtë”.

Kur u pyet nëse veprimet e SHBA-së në Iran dhe Venezuelë, së bashku me komentet rreth Kubës, veçanërisht mbi naftën, ndryshojnë dinamikën e takimit të ardhshëm midis dy udhëheqësve muajin e ardhshëm, Trump tha: “S’besoj”.

“Ai është dikush që ka nevojë për naftë. Ne nuk kemi. Ai është dikush me të cilin shkoj shumë mirë — sapo më ka shkruar një letër të bukur”, tha Trump, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Trump vazhdoi duke thënë: “Ai iu përgjigj një letre që shkrova sepse kisha dëgjuar se Kina po i jep armë – dua të them, e shihni kudo – Iranit”, duke shtuar: “I shkrova një letër duke i kërkuar të mos e bënte këtë dhe ai më shkroi një letër duke thënë se në thelb nuk po e bën këtë”.

CNN raportoi javën e kaluar se inteligjenca amerikane tregon se Kina po përgatitet të dorëzojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Iran brenda disa javëve të ardhshme, sipas tre personave të njohur me vlerësimet e fundit të inteligjencës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement