KB Trepça ka njoftuar se të gjitha të hyrat nga shitja e biletave për ndeshjen ndaj Yllit do të destinohen për riparimin e shtëpive të dëmtuara.
Kjo u njoftua nga klubi mitrovicas në faqen e tyre në Facebook, shkruan Gazeta Express.
“SFIDAT JANË PËR TU TEJKALUAR SË BASHKU! Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave për ndeshjen KB TREPCA vs KB GOLDEN EAGLE YLLI do të destinohen për riparimin e shtëpive të dëmtuara”, thuhej në njoftimin e tyre.
Kujtojmë se Kosova u godit nga vërshimet ditëve të fundit, teksa komuna që u godit më së shumti ishte ajo e Skënderajt. /Gazeta Express/