Kompania “Trepça” ka njoftuar sot se ka filluar të rrënojë objektet pa leje në pronë të saj në Mitrovicë të Veriut. Kjo pas skadimit të afatit dhe mosrespektimit të njoftimit të datës 13 shkurt 2026, shkruan Express.
Në njoftim është sqaruar se bëhet fjalë për parcelën me numër “ 02537-1” në Mitrovicën e Veriut.
“Pas skadimit të afatit të dhënë dhe mosrespektimit të njoftimit të datës 13.02.2026, Trepça Sh.A. njofton se ka filluar aksioni për lirimin e pronës, përfshirë rrënimin e të gjitha objekteve dhe garazheve të ndërtuara pa bazë ligjore në parcelën nr. 02537-1.Në bazë të verifikimeve në terren, kjo zonë përfshin mbi 20 garazhe dhe objekte të vendosura përgjatë rrugës, të cilat janë në pronësi të Trepça Sh.A. dhe janë uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftim.
Kompanai “Trepça” ka bërë të ditur se ky veprim ndërmerret pas dhënies së afatit 48-orësh për lirimin vullnetar të hapësirës, si dhe pas paralajmërimit paraprak, me të cilin palëve u është ofruar mundësia për paraqitjen e marrëveshjeve eventuale për shqyrtim.
“Aksioni për lirimin e pronës po realizohet me mbështetje institucionale dhe do të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të pronës në menaxhim të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojevic, duke u ankuar se komuna s’është njoftuar fare për një gjë të tillë dhe sipas tij “po shkelet ligji”./Express/
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...