Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për negociatat me partitë opozitare sa i përket zgjedhjes së presidentit, shkruan Gazeta Express.
Kurti ka thënë se oferta e LVV-së për PDK-në për një rrokadë mes kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarit dhe oferta për LDK-në për zëvendëskryeministrin dhe 4 ministri është shumë gjeneroze.
Ai ka thënë se Hamza e Abdixhiku kanë shumë më pak vota se sa disa figura në LVV, shkruan Express.
“Duhet t’i evitojmë zgjedhjet e reja e që nuk sjellin asgjë të re. I kemi vetëm 113 ditë. Me 28 dhjetor i kemi mbajtur zgjedhjet, rezultati s’ka qenë kurrë më i qartë. Këta 120 deputetë duhet t’i funksionalizojnë institucionet. Duhet të kemi edhe president. Të pranohet e respektohet rezultati i zgjedhjeve. LVV me partnerë i ka 57 deputetë, 66 si mazhorancë. Pranimi i rezultatit nënkupton që PDK ta kuptojë se janë vetëm 1/3 e mazhorancës me 22 deputetë”, ka deklaruar kreu i LVV-së.
“LVV ka arritur 51.1 % të votës popullore, prandaj edhe viti 2026, duhet të sillemi në përputhje me këtë rezultat. I kam ofruar Hamzës që të bëhet një rrokadë që të bëhet një rrokadë mes Haxhiut si kryetar e Kuvendit dhe zonjës Vlora Citaku. PDK le ta bëjë Hamzën kryetar të Kuvendit ose Citaku, Haxhiu bëhet nënkryetare e Kuvendit dhe ecim tutje. Besoni se kjo nuk është pak. Është koncesion i madh që e bëjmë ne. Katër veta në LVV kanë më shumë vota se Bedri Hamza. Nëse e krahasoni me LDK-në, 10 veta kanë më shumë vota se Lumir Abdixhiku. Duhet ta respektojmë rezultatin zgjedhor. S’mund të shkelet vullneti i popullit”, ka thënë Kurti.
“Kryetari i LDK-së mund të bëhet zëvendës i imi, njëkohësisht të jetë edhe ministër i Punëve të Jashtme. Pra t’i ketë 4 ministri. Unë i kam thënë Abixhikut, eja në vend të Glaukut dhe ecim përpara. Oferta jonë është shumë gjeneroze”, ka thënë Kurti./GazetaExpress/

Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...