Kurti: Në LVV 4 vetë kanë më shumë vota se Hamza, 10 më shumë se Abdixhiku, pyetni ata si po e refuzojnë ofertën gjeneroze - Gazeta Express
string(119) "kurti-ne-lvv-4-vete-kane-me-shume-vota-se-hamza-10-me-shume-se-abdixhiku-pyetni-ata-si-po-e-refuzojne-oferten-gjeneroze"

Ballina

Gazeta Express

21/04/2026 12:53

Kurti: Në LVV 4 vetë kanë më shumë vota se Hamza, 10 më shumë se Abdixhiku, pyetni ata si po e refuzojnë ofertën gjeneroze

Ballina

Gazeta Express

21/04/2026 12:53

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, në një paraqitje para mediave ka folur sot për ofertën që ia ka bërë PDK-së dhe LDK-së për të zgjidhur problemin e presidentit, shkruan Gazeta Express.

Kurti ka thënë se po bën koncesion të madh me ofertat që ua ka dhënë dy partive, duke thënë se në LVV katër vetë kanë më shumë vota se Hamza, derisa 10 vetë kanë më shumë vota se Abdixhiku.

“LVV ka arritur 51.1 % të votës popullore, prandaj edhe viti 2026, duhet të sillemi në përputhje me këtë rezultat. I kam ofruar Hamzës që të bëhet një rrokadë që të bëhet një rrokadë mes Haxhiut si kryetar e Kuvendit dhe zonjës Vlora Citaku. PDK le ta bëjë Hamzën kryetar të Kuvendit ose Citaku, Haxhiu bëhet nënkryetare e Kuvendit dhe ecim tutje. Besoni se kjo nuk është pak. Është koncesion i madh që e bëjmë ne. Katër veta në LVV kanë më shumë vota se Bedri Hamza. Nëse e krahasoni me LDK-në, 10 veta kanë më shumë vota se Lumir Abdixhiku. Duhet ta respektojmë rezultatin zgjedhor. S’mund të shkelet vullneti i popullit”, ka thënë Kurti.

Kurti mes tjerash ka deklaruar se LDK dhe PDK me numrat që i kanë, s’mund t’ia mbledhin as edhe një kandidati nënshkrimet për ta kandiduar për president.

Ai ka thënë se s’mund t’iu japë diçka të cilën s’ua ka dhënë populli.

“Çka të bëjmë me rezultatin zgjedhor. Ata s’i kanë votat as me ia mbledhë nënshkrimet një kandidati. 22 deputetë të PDK’së s’mjaftojnë me apliku. A keni apliku për punë ju naj herë, kur s’i dokumentet s’mundesh me apliku. Ju po thoni me ia dhanë, s’ia ka dhanë populli, qysh me ia dhanë unë kur s’ia ka dhanë populli”, ka thënë Kurti.

“Unë jam super gjeneroz. Duhet t’i pyesni ata që me këta numra të ultë që i kanë, i bëjnë këto refuzime” , ka shtuar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement