Klubi i Basketbollit, Golden Eagle Ylli ka prezantuar trajnerin e tyre më të ri, që vjen nga Sllovenia – Ales Pipan
Këtë ata e kanë bërë të ditur përmes faqes së tyre në Facebook.
“Kemi kënaqësinë të prezantojë trajnerin tonë të ri, Aleš Pipan, një emër i njohur në basketbollin evropian. Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, Pipan ka udhëhequr klube prestigjioze si Krka, Union Olimpija, Zlatorog Laško, Zadar, Anwil Włocławek, MZT Skopje, dhe ka shërbyer si trajner i kombëtareve të Sllovenisë, Polonisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shkruajnë ata në njoftimin e tyre në Facebook.
“I njohur për strategjitë e tij të shkëlqyera dhe aftësinë për të zhvilluar ekipe fitimtare, Pipan sjell me vete një përvojë të jashtëzakonshme dhe një frymë të pathyeshme fitoreje”.
“Filozofia e tij e bazuar në disiplinë dhe bashkëpunim na jep besim të plotë se ai do të jetë udhëheqësi i duhur për ekipin tonë”, shkruan ndër të tjera në njoftimin zyrtar të Golden Eagle Ylli. /GazetaExpress/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...