Andoni Iraola ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Liverpoolin, të cilit do t’i prijë deri në qershor të vitit 2028.
Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.
Marrëveshja mes gjigantit anglez me trajnerin spanjoll është zbuluar këtë javë, ndërsa ai do ta pasojë rajnerin Arne Slot, i cili u shkarkua paraprakisht nga “Reds”.
Pablo de la Torre, Tommy Elphick, Shaun Cooper, Tom Ëebber do të jenë pjesë e stafit teknik, që do të udhëhiqet nga Andoni Iraola.
Një epokë e re po nis në “Anfield Road”, ndërsa “Të Kuqtë” synojnë t’ju kthehen sukseseve pas një sezoni të dështuar përkundër përforcimeve të mëdha që i bënë në verën e kaluar. /Gazeta Express