Real Madridi dhe Adidas i kanë prezantuar fanellat e reja për sezonin 2026/27, me mbretërit e Spanjës që e vazhdojnë traditën e ngjyrës së bardhë, por me disa elemente të reja në dizajn.
Fanella e re e “shtëpisë” e kombinon bazën klasike të bardhë me detaje në ngjyrë jeshile të errët dhe nuanca rozë, një kombinim që ka ngjallur debat mes tifozëve, përcjell “Gazeta Express”.
Fanella është frymëzuar nga elemente historike të klubit, ndërsa Adidas ka synuar të ndërthurë traditën me një stil më modern.

Kjo është hera e parë që jeshilja e errët përdoret në një fanellë shtëpiake të Real Madridit, ndërsa detajet rozë rikujtojnë disa prej modeleve të përdorura në vitet e kaluara.
Përveç fanellës kryesore, janë zbuluar edhe planet për fanellat mysafire dhe të treta.
Bëhet fjalë për rikthimin e ngjyrës rozë në fanellën e tretë, si pjesë e një koleksioni të veçantë që shënon përvjetorë të rëndësishëm në historinë e klubit.
Sa u përket çmimeve, fanella standarde për të rritur do të kushtojë rreth 100 euro, ndërsa versioni autentik i përdorur nga lojtarët do të shitet për rreth 150 euro.
Për fëmijët dhe kategoritë e tjera do të ketë versione me çmime më të ulëta.
Fanella e re pritet të përdoret nga skuadra e Alvaro Arbeloas gjatë sezonit 2026/27, ku madrilenët synojnë të jenë të suksesshëm në La Liga dhe në garat evropiane. /Gazeta Express