Rihanna dhe ASAP Rocky janë bërë prindër të dy fëmijëve, teksa kanë zgjedhur që portretin familjar ta mbajnë shumë privat.
Mirëpo, kjo ndodhi deri në ditëlindjen e djalit të tyre të parë.
Reperi ka postuar në Instagramin e tij një sërë fotosh, në të cilat dy yjet e skenës muzikore botërore tregojnë edhe djalin e tyre 9-muajsh, Riot.
Sipas People, ylli 36-vjeçar i popit dhe reperi 35-vjeçar organizuan një festë private në Color Factory në New York City të shtunën, më 11 maj, ku të ftuar ishin rrethi i ngushtë shoqëror.