Trajneri i Dritës: Unë s’do të guxoja të flisja si Munishi - Gazeta Express
string(56) "trajneri-i-drites-une-sdo-te-guxoja-te-flisja-si-munishi"

Trajneri i Dritës: Unë s’do të guxoja të flisja si Munishi

Gazeta Express

05/06/2020 20:25

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishit, i cili tha se po ta dinin rivalët se sa të mirë e ka skuadrën, s’do të flinin rehat. Megjithatë, Nuhiu beson se një deklaratë e tillë do të ishte e kuptueshme po t’i kishte Ballkani 15 pikë më shumë sesa Drita e tij, jo një siç i ka në të vërtetë.

Sezoni 2019/20 i Superligës së Kosovës u ndërpre në fillim të muajit mars shkaku i përhapjes së virusit Covid-19 në botë. Në atë kohë po bëhej garë e zjarrtë për titullin e kampionit pasi që kishin mbetur edhe 11 ndeshje deri në fund, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, këtë fundjavëdo të rinisë kampionati vendor, vendim ky që s’ishte pritur mirë nga Ballkani shkaku se në fillim s’ishin testuar lojtarët për Covid-19.E deklaratave se Ballkani po i frikësohet garës në Ipko Superligën e Kosovës, Munishi iu përgjigj duke e lavdëruar skuadrën e tij për fuqinë që e ka.

“Shyqyr që s’e dinë rivalët sa të mirë jemi, sepse s’do të mundë të flinin rehat. Ata më thoshin mua se po dua të shpallem kampion në tavolinë, nuk e dinin se unë po i sakrifikoj dy trofe. Por, s’ka lidhje, sidoqoftë ne do të luftojmë fuqishëm për dy trofetë dhe jo vetëm këtë edicion”.

Ndaj kësaj deklarate të Munishit tani ka reaguar edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili thotë se një deklaratë e tillë do të ishte e kuptueshme po të ishte Ballkani 15 pikë para Dritës, e jo një.

“Nëse Ballkani do të kishte qenë diku 15 pikë larg nesh, do ta kuptoja të deklartohet në mënyrë të tillë. Edhe pse me Ismetin jemi mësuar, e kam mik dhe është trajner i mirë. Ballkani s’gjendet rastësisht në atë pozitë, rezultatet gjatë këtij viti janë me meritë”, ka thënë Nuhiu në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Por, unë personalisht nuk do të kisha guxuar të deklaroja një gjë të tillë. Unë gjithçka ia lë fushës, dua ta shoh atje. Çdo ekip ka ambiciet e veta, por le ta lëmë të flasim në fushë”.

Drita aktualisht radhitet në pozitën e dytë në tabelën e Ipko Superligës, me vetëm një pikë më pak sesa lideri Ballkani, ndërsa Gjilani e ndjek nga pas rivalin me qytetit me dy pikë më pak. /Gazeta Express/