Tragjedi në Gjermani: Vdesin pas goditjes nga treni dy vëllezër nga Deçani, njëri 13 tjetri 17 vjeç - Gazeta Express
string(99) "tragjedi-ne-gjermani-vdesin-pas-goditjes-nga-treni-dy-vellezer-nga-decani-njeri-13-tjetri-17-vjecar"

Gazeta Express

13/10/2020 13:00

Tragjedi në Gjermani: Vdesin pas goditjes nga treni dy vëllezër nga Deçani, njëri 13 tjetri 17 vjeç

Gazeta Express

13/10/2020 13:00

Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë, kanë vdekur mëngjesin e ditës së sotme pasi janë goditur nga treni, njoftojnë mediat gjermane, raporton Gazeta Express.

Sipas njoftimit të mediave gjermane, njëri nga vëllezërit është 13 vjeç ndërsa tjetri 17, ndërkaq të dy vinë nga komuna e Deçanit, kanë konfirmuar familjarët për Gazetën Express.

Lexo Edhe:

Sipas informacioneve të para, të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave. Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.

Drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë, tha zëdhënësi i policisë.

Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, vëzhguan aksidentin fatal.

Kryetari i Bashkisë së Bruckberg, Rudolf Radlmeier e cilësoi rastin si “ditë të zezë për komunitetin”. /GazetaExpress/

Pamje nga vendi i ngjarjes: