Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, 5 të arrestuar, mes tyre ish-efektivja e Burgjeve - Gazeta Express
string(88) "trafik-armesh-nga-shkodra-drejt-tiranes-5-te-arrestuar-mes-tyre-ish-efektivja-e-burgjeve"

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2024 12:02

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, 5 të arrestuar, mes tyre ish-efektivja e Burgjeve

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2024 12:02

Pesë të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës në një parking në Rrugën e Rinasit nën akuzën e trafikut të armëve pasi në automjetet me të cilat qarkullonin, u gjetën 9 armë zjarri (4 kallashnikovë, 5 pushkë) si dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit të koduar “Repishti” në pranga kanë rënë të rinjtë Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika 18 vjeç, Denis Hasaj 18 vjeç, Denisa Halilaj 22 vjeçe, Mirjan Hasaj 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe. Denisa Halilaj rezulton të jetë ish-efektive e policisë së Burgjeve.
Të arrestuarit trafikonin armë zjarri nga Shkodra drejt Tiranës.

Lexo Edhe:

Gjatë operacionit janë sekuestruar 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular.
“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “BMË” me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak”, njofton policia.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.