"Traditat patriarkale e kodi arkaik i nderit", mediumi zviceran: Dy raste të femicidit në më pak se një javë në Kosovë - Gazeta Express
string(114) "traditat-patriarkale-e-kodi-arkaik-i-nderit-mediumi-zviceran-dy-raste-te-femicidit-ne-me-pak-se-nje-jave-ne-kosove"

“Traditat patriarkale e kodi arkaik i nderit”, mediumi zviceran: Dy raste të femicidit në më pak se një javë në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 9:29

Radio televizioni zvceran, mediumi publik në shtetin helvetik ka shkruar për vrasjen e dy grave së fundmi në Kosovë, përcjell Gazeta Express.

Flamujt ishin në gjysmështizë në Kosovë të mërkurën, një ditë zie kombëtare pas vrasjes së dy grave në më pak se një javë, gjë që i shtyu liderët ta theksojnë “nevojën urgjente” për t’i forcuar institucionet gjyqësore për të “mbrojtur jetën” e qytetarëve.

Lexo Edhe:

Të premten, një e re 21-vjeçare u qëllua për vdekje në qytetin e Ferizajt, rreth tridhjetë kilometra në jug të kryeqytetit, Prishtinës. Ish-burri i saj, i dyshuar, është arrestuar nga policia.

Disa ditë më vonë, një tjetër grua u qëllua për vdekje në qytetin e Pejës (perëndim), “me gjasë e vrarë nga bashkëshorti i saj”, i cili sipas prokurorisë u arrestua.

Këto vrasje tronditën Kosovën, një vend i vogël me 1.8 milionë banorë, disa qindra njerëz demonstruan në Prishtinë për të kërkuar një politikë më të ashpër kundër autorëve të dhunës ndaj grave.

“Kërcënim për Kosovën”

Presidentja e Kosovës, Vojsa Osmani, ka reaguar duke e shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare përballë “tendencës alarmante të atentateve ndaj grave”. Ajo në mëngjes ka takuar ministrat e Drejtësisë dhe të Brendshëm, si dhe drejtorin e Policisë.

Ajo ka shfrytëzuar rastin për ta nënvizuar “nevojën urgjente për t’i forcuar të gjithë mekanizmat brenda institucioneve të sigurisë dhe gjyqësorit për ta mbrojtur jetën e qytetarëve”, thuhet në një komunikatë për media nga shërbimet e saj.

Duke dalë nga takimi, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se vrasjet ishin “një armik i brendshëm që përbën një kërcënim të madh për Kosovën”.

“Këto sjellje barbare dhe këto akte monstruoze shkatërrojnë jo vetëm jetën e viktimave, por edhe ato të familjeve dhe shoqërisë së tyre” shtoi ajo.

1100 raste të dhunës ndaj grave në 2023

Traditat patriarkale dhe kodi arkaik i nderit mashkullor mbeten një plagë në Ballkan, ku dhjetëra gra vriten çdo vit nga bashkëshortët e tyre.

Në vitin 2023, policia regjistroi më shumë se 1,100 raste të dhunës ndaj grave në Kosovë, por organizatat e të drejtave të njeriut thonë se ky numër përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të rasteve. Që nga viti 2010, sipas autoriteteve, në Kosovë janë vrarë 55 gra.