90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, Rohde: Përkushtim për integrimin e Kosovës - Gazeta Express
string(80) "90-milione-euro-per-rrugen-drejt-be-se-rohde-perkushtim-per-integrimin-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 9:11

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, Rohde: Përkushtim për integrimin e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 9:11

Gjermania do ta mbështes Kosovën me 90 milionë euro, me qëllim integrimin e Kosovës në BE, ka njoftuar ambasadori gjerman Jorn Rohde.

Përmes një postimi në “X”, Rohde ka thënë se 20 milionë euro nga kjo shumë janë për grante.

Lexo Edhe:

“Kjo nënvizon angazhimin tonë të vendosur për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar Rohde në “X”.

Në një njoftim të ambasadës gjermane thuhet se kjo marrëveshje e re shënon një rritje të një rritje të konsiderueshme në vlerën e mbështetjes krahasuar me periudhën e mëparshme 2022/2023, e cila ishte vlerësuar në 37 milionë euro, duke treguar kështu një thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Këto fonde do të përdoren për të mbështetur integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe do të përqendrohen, midis të tjerash, në investime në sektorin e energjisë, në veçanti në procesin e dekarbonizimit, sigurimin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, ofrimin e trajnimeve dhe punësimit, si dhe mbështetjen e komunave, veçanërisht në menaxhimin e mbeturinave dhe ruajtjen e mjedisit”, thuhet në njoftim.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka theksuar bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë gjermane duke përmendur disa projekte të rëndësishme që janë zbatuar në kuadër të këtij bashkëpunimi, siç është projekti për ndërtimin e ngrohtores diellore dhe rehabilitimin e ujërave të zeza në Prishtinë, menaxhimit të mbeturinave në të gjithë Kosovën si dhe themelimin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren.