Tokio 2020: Shkon në 91 numri i atletëve të infektuar me koronavirus në Fshatin Olimpik - Gazeta Express
string(86) "tokio-2020-shkon-ne-91-numri-i-atleteve-te-infektuar-me-koronavirus-ne-fshatin-olimpik"

Sporte tjera

Gazeta Express

22/07/2021 13:20

Tokio 2020: Shkon në 91 numri i atletëve të infektuar me koronavirus në Fshatin Olimpik

Sporte tjera

Gazeta Express

22/07/2021 13:20

Vazhdon të rritet në mënyrë shqetësuese numri i të infektuarve me Koronavirus kur kanë mbetur edhe pak orë nga zhvillimi i ceremonisë hapëse të Olimpiadës “Tokyo 2020”.

Katër banorë të tjerë të Fshatit Olimpik, ndër të cilët dy atletë, rezultuan pozitivë me COVID-19.

Një total prej 91 personash të akredituar për Lojërat e Tokios kanë rezultuar pozitivë që nga fillimi i korrikut. Skateboarderi Candy Jacobs nga Holanda dhe lojtari i pingpongut, Pavel Sirucek nga Republika Çeke janë zbuluar bartës të Koronavirusit.

Atyre iu desh të largoheshin nga fshati për t’u akomoduar në një hotel karantinë. Dy anëtarë të stafit, një kategori që përfshin trajnerë dhe zyrtarë të ekipit që qëndrojnë në Fshat Olimpik me pamje nga gjiri i Tokios, rezultuan gjithashtu pozitivë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement