string(47) "tjeter-fitore-per-pejen-ne-ligen-ballkanike-1-1"

Sport

Gazeta Express

30/01/2024 19:37

Tjetër fitore për Pejën në Ligën Ballkanike

Sport

Gazeta Express

30/01/2024 19:37

Peja ka regjistruar fitoren e dytë në po kaq ndeshje të zhvilluara në Ligën Ballkanike.

Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar triumfoi sonte në udhëtim ndaj Pljevljas, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja u mbyll me rezultatin 76:85.

Justin Edler-Davis me 24 pikë ishte basketbollisti më i dalluar te pejanët. Ai u ndihmua edhe nga Sadio Doucuore, që shtoi 20 pikë.

Te malazezët u dallua Darius Mcneill me 29 pikë.

Peja nesër do të luajë ndeshjen e radhës në Ligën Ballkanike, ndaj skuadrës tjetër nga Mali i Zi, Lovcen.

Ditë më parë, kampionët e Kosovës kishin mposhtur Lovcenin në “Karagaçi” me rezultatin 83:69. /Gazeta Express/