Tirron Mamusha, kampion i Shqipërisë në atletikë - Gazeta Express
string(47) "tirron-mamusha-kampion-i-shqiperise-ne-atletike"

Tirron Mamusha, kampion i Shqipërisë në atletikë

Sporte tjera

Gazeta Express

26/02/2023 19:43

Tirron Mamusha e ka nisur me këmbë të mbarë vitin 2023.

Atleti nga Gjakova triumfoi në garën e mbajtur këtë javë.

Lexo Edhe:

Garuesi i ekipit Elbasani dominoi në krosin 10 kilometra të gjatë, duke u bërë kështu kampion shqiptar në tri disiplina vetëm në dy muajt e parë të këtij viti.

Ai ndihet i lumtur me suksesin e radhës, ndërsa po punon për suksese të reja dhe nuk e ka ndërmend të ndalet.

“Kampionati kombëtar i krosit 2023. Sot edhe zyrtarisht kampion i Shqipërisë edhe në Kkros  distanca 10km. Fillim i mbarë i vitit 2023, ku në këtë fillimvit kam arritur të jam kampion në 3 distanca. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe mbështjen”, ka thënë garuesi gjakovar. /Gazeta Express/