“Siguri, Energji, Zhvillim” – Aleanca nesër nis fushatën nga Gjakova - Gazeta Express
string(62) "siguri-energji-zhvillim-aleanca-neser-nis-fushaten-nga-gjakova"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 14:47

“Siguri, Energji, Zhvillim” – Aleanca nesër nis fushatën nga Gjakova

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 14:47

Aleanca ka njoftuar se nesër, e enjte, do të hapë zyrtarisht fushatën zgjedhore me tubim në Gjakovë.

Sipas njoftimit, tubimi hapës do të mbahet duke filluar nga ora 19:45, në Platonë e Parkut të Qytetit, ku do të prezantohet programi elektoral dhe vizioni për të ardhmen e vendit.

Në fokus të programit do të jenë tri shtylla kryesore: siguria, energjia dhe zhvillimi, të cilat Aleanca i konsideron bazë për ndërtimin e një Kosove më të fuqishme dhe më të zhvilluar.

Në njoftim, Aleanca i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij tubimi, duke e cilësuar atë si fillimin e një rrugëtimi të rëndësishëm për mbarë Kosovën.

“Gjakovë, shihemi të enjten! Aleanca hap fushatën zgjedhore në vendin ku fillon çdo projekt i madh për Kosovën”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetin social Facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement