Tifozi gjerman pëson infarkt në stadium në ndeshjen hapëse të Botërorit - Gazeta Express
string(71) "tifozi-gjerman-peson-infarkt-ne-stadium-ne-ndeshjen-hapese-te-boterorit"

Sport

Gazeta Express

12/06/2026 8:38

Tifozi gjerman pëson infarkt në stadium në ndeshjen hapëse të Botërorit

Sport

Gazeta Express

12/06/2026 8:38

Një tifoz i moshuar gjerman ka pësuar arrest kardiak në stadiumin “Azteca” të Ciudad de México, pak para nisjes së ndeshjes mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut në kuadër të Botërorit 2026.

Fillimisht u përhapën lajme se ai e kishte humbur jetën, por më vonë autoritetet konfirmuan se burri ka mbijetuar, përcjell “Gazeta Express”.

Sekretaria e Sigurisë së kryeqytetit meksikan bëri të ditur se personi u ndihmua menjëherë nga ekipet e emergjencës dhe më pas u transportua në spital për trajtim të specializuar mjekësor.

Sipas njoftimit zyrtar, gjendja e tij aktuale raportohet e qëndrueshme.

Ngjarja shkaktoi shqetësim mes tifozëve të pranishëm në stadium, por ndërhyrja e shpejtë e personelit mjekësor rezultoi vendimtare për t’i shpëtuar jetën tifozit gjerman. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement