Botërori 2026, përleshje mes protestuesve dhe policisë jashtë stadiumit “Azteca” - Gazeta Express
string(77) "boterori-2026-perleshje-mes-protestuesve-dhe-policise-jashte-stadiumit-azteca"

Futboll

Gazeta Express

12/06/2026 9:08

Botërori 2026, përleshje mes protestuesve dhe policisë jashtë stadiumit “Azteca”

Futboll

Gazeta Express

12/06/2026 9:08

Momente tensioni janë regjistruar jashtë stadiumit legjendar “Azteca” në Ciudad de México, paralelisht me zhvillimin e ndeshjes hapëse të Botërorit 2026 mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, protestuesit u përplasën me forcat e rendit pranë perimetrit të stadiumit, përcjell “Gazeta Express”.

Demonstruesit, të cilët kërkonin drejtësi për personat e zhdukur në Meksikë, lëvizën disa nga barrierat e sigurisë të vendosura përreth stadiumit, duke e shkaktuar ndërhyrjen e policisë.

Situata degjeneroi në përleshje mes palëve, ndërsa forcat e rendit u angazhuan për ta rivendosur kontrollin në zonë.

Pavarësisht incidenteve jashtë stadiumit, ndeshja inauguruese e Botërorit u zhvillua sipas programit brenda impiantit sportiv, ku mijëra tifozë ishin të pranishëm për ceremoninë e hapjes dhe takimin mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement