Tienmu Ma shfaqet në një video bisedë me Kurtin, a është larguar nga Kosova? - Gazeta Express
string(74) "tienmu-ma-shfaqet-ne-nje-video-bisede-me-kurtin-a-eshte-larguar-nga-kosova"

Tienmu Ma shfaqet në një video bisedë me Kurtin, a është larguar nga Kosova?

Gazeta Express

06/10/2020 21:32

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar fotografi të një mbledhjeje ku morën pjesë disa figura të njohura në qeverinë e kaluar, e në mesin e tyre shihet online edhe ish-këshilltari i Kurtit, Tienmu Ma.

Kurti ka thënë se takimi u zhvillua virtualisht me organizatën për integritet financiar global nga Uashingotoni.

Lexo Edhe:

Pjesëmarrës në takim shihet edhe Tienmu Ma, i cili mori refuzim nga Ministria e Punëve të Brendshme për lejeqëndrimi në Kosovë.

“Kërkesa e shtetasit të huaj për lejeqëndrim është refuzuar për shkak se nuk janë plotësuar kriteret ligjore sipas Ligjit për të Huajt”, patën deklaruar nga MPB.

Aktualisht nuk dihet nëse Tienmu Ma është larguar nga Kosova pas refuzimit të lejeqëndirmit nga MPB’ja.

Kujtojmë se Tienmu Ma ka shtetësi amerikane dhe ka shërbyer si këshilltar i Kurtit në Kosovë. Gjithashtu ishte edhe hartues i raportit të gylenistëve në komisionin parlamentar të legjislaturës së kaluar.

“Me Besnik Bislimin, ish ministër i financave dhe nënkryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Rozeta Hajdarin, ish ministre e MEPTINIS, si dhe Tienmu Ma e Jeton Zulfajn, ish këshilltarë politik, zhvilluam një takim virtual me organizatën për integritet financiar global (Global Financial Integrity – GFI) nga Ëashington DC, përkatësisht me Tom Cardamone, president dhe kryeshef ekzekutiv i GFI, si dhe Rick Roëden, ekonomist i lartë në GFI”, shkruan Kurti.

Me Besnik Bislimin, ish ministër i financave dhe nënkryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Rozeta Hajdarin, ish ministre e…

Posted by Albin Kurti on Tuesday, October 6, 2020