Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaçi është zotuar për një gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe me integritet dhe transparent.
Thaçi sot është zgjedhur në këtë pozitë me gjithsej 6 vota.
“Zotohem që do të jemi i hapur për bashkëpunim fillimisht për t’i adresuar të gjitha sfidat dhe çojmë politikat e Këshillit përpara, për një gjyqësor të pavarur, të paanshëm, me integritet dhe transparent”, tha ai.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e sotme ka zgjedhur Vjollca Cenajn administratore të Gjykatës Supreme, me mandat 4 vjet me të drejt vazhdimi, ndërsa Afrim Shalën Komisioner për përgjime.