Thaçi “shpërthen”: Tetovarët duhet të bëjnë peticion dhe t'i dëbojnë kërçovarët nga Tetova - Gazeta Express
string(86) "thaci-shperthen-tetovaret-duhet-te-bejne-peticion-dhe-ti-debojne-kercovaret-nga-tetova"

Maqedoni

Gazeta Express

11/07/2026 12:21

Thaçi “shpërthen”: Tetovarët duhet të bëjnë peticion dhe t’i dëbojnë kërçovarët nga Tetova

Maqedoni

Gazeta Express

11/07/2026 12:21

Debatin për emrat e rrugëve e ka komentuar edhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi duke thënë se kjo e gjitha është lojë e BDI-së, duke komentuar me një gjuhë të ashpër liderin dhe anëtarët e BDI-së.

Më tej, ai komentoj edhe protestat e BDI-së, duke thënë se ata protestojnë kundër vetvetes dhe se organizatori i tyre është nga Kërçova, ku i njëjti qytet është i mbushur me emra Jugosllav.

Më tej kreu i PDSH-së, ka thënë se tetovarët me peticion duhet ti largojnë këta manipulator nga Tetova dhe t’i dërgojnë në Kërçovë.

Pas gjithë këtyre deklarimeve, Thaçi mohoi se ka ndonjë marrëveshje me VMRO apo VLEN për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

Kujtojmë se Menduh Thaçi e mori mandatin e fundit si deputet në koalicion me BDI-në në Frontin Europian ndërsa nëpër tubime zgjedhor qëndronte krah për krah me Ali Ahmetin, madje thurrnin lavde për njëri tjetrin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement