16-vjeçari merr veturën pa leje dhe përplaset në shtyllë, lëndohen 6 kushërinjtë e mitur në Mirditë, dërgohen në spital - Gazeta Express
string(117) "16-vjecari-merr-veturen-pa-leje-dhe-perplaset-ne-shtylle-lendohen-6-kusherinjte-e-mitur-ne-mirdite-dergohen-ne-spital"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2026 13:14

16-vjeçari merr veturën pa leje dhe përplaset në shtyllë, lëndohen 6 kushërinjtë e mitur në Mirditë, dërgohen në spital

Lajme

Gazeta Express

11/07/2026 13:14

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit, në Mirditë, ku u plagosën gjashtë të mitur, të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili kishte marrë mjetin pa leje. Për shkaqe që po hetohen, ai ka humbur kontrollin e automjetit, i cili është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Top Channel raporton se si pasojë e përplasjes, të gjashtë të miturit kanë mbetur të plagosur. Një vajzë 12-vjeçare dyshohet se ka pësuar thyerje të legenit, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë marrë fraktura në duar dhe këmbë. Katër të miturit e tjerë kanë pësuar dëmtime të ndryshme.

Të plagosurit morën fillimisht ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u transportuan drejt spitaleve në Tiranë për trajtim më të specializuar. Për transportimin e tyre u angazhuan gjashtë autoambulanca.

Sipas të dhënave të deritanishme, të gjashtë të miturit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, 16-vjeçari është proceduar në përputhje me ligjin, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes./TCh/

Advertisement
Advertisement
Advertisement