Ndahet nga jeta në moshë të re eprori policor kërçovar, Genc Arsllani - Gazeta Express
string(68) "ndahet-nga-jeta-ne-moshe-te-re-eprori-policor-kercovar-genc-arsllani"

Maqedoni

Gazeta Express

09/07/2026 13:56

Ndahet nga jeta në moshë të re eprori policor kërçovar, Genc Arsllani

Maqedoni

Gazeta Express

09/07/2026 13:56

Një lajm i hidhur ka tronditur Kërçovën ditën e sotme. Në moshën 44-vjeçare, ka ndërruar jetë parakohshëm eprori policor Genc Arsllani, i cili shërbeu me përkushtim për më shumë se dy dekada në shërbim të qytetarëve.

I lindur më 3 nëntor 1982, Arsllani ishte pjesë e gjeneratës së parë të policëve të pranuar në shërbim në vitin 2002. Karrierën e tij profesionale e nisi më 1 shkurt 2002 në Stacionin Policor të Kërçovës, ku u dallua gjithmonë për profesionalizëm dhe korrektësi.

Gjatë rrugëtimit të tij, më 25 prill 2022, ai u emërua komandant i Trafikut Rrugor në Stacionin Policor të Kërçovës, detyrë të cilën e ushtroi për një periudhë të caktuar.

Ikja e tij e hershme nga kjo jetë ka pikëlluar thellësisht familjarët, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën. I ndjeri la pas dy fëmijë, djalin Erionin dhe vajzën Erionën.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 9 korrik 2026, në orën 18:00, në Varrezat e Reja në Kërçovë.(INA)

Advertisement
Advertisement
Advertisement