Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takuar sot me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në vazhdën e takimeve me kryetarët e partive politike për t’u konsultuar për veprimet që do të ndërmarrin pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë, raporton Gazeta Express.
Thaçi edhe dje është takuar me kreun e LVV-së, LDK-së dhe PDK-së.
Sot gjatë ditës pritet të mbajë edhe disa takime tjera. /Express/