Thaçi lëshohet në akuza të ashpra: Taravari bleu shtëpi 1 milion euro në Shkup, Kasami solli dinarë serbë në kohën e Millosheviqit - Gazeta Express
string(128) "thaci-leshohet-ne-akuza-te-ashpra-taravari-bleu-shtepi-1-milion-euro-ne-shkup-kasami-solli-dinare-serbe-ne-kohen-e-millosheviqit"

Lajme

Gazeta Express

09/04/2024 21:34

Thaçi lëshohet në akuza të ashpra: Taravari bleu shtëpi 1 milion euro në Shkup, Kasami solli dinarë serbë në kohën e Millosheviqit

Lajme

Gazeta Express

09/04/2024 21:34

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka lëshuar akuza për Arben Taravarin e Bilall Kasamin.

Ai tha në Pressing në T7 se Taravari ka blerë shtëpi 1 milion euro në Shkup, ndërsa Kasami është pjesëtar i familjeve që kontrabandonin dinarin në kohën e Millosheviqit.

Lexo Edhe:

“Arben Taravari është kryetar komune në Gostivar dhe ka qasje në pushtetin ekzekutiv dhe e ka ble një shtëpi jo më larg se 6 muaj 1 milion euro në Shkup. Bilall Kasami është ish-bartësi i listës SPS në Maqedoni para katër vitesh dhe ka qenë kundërkandidat me mua, dhe është pjesëtar i familjeve të njohura që kanë bo kontrabandën kryesore të dinarit të Serbisë në kohën e Millosheviqit”, tha Thaçi në Pressing, transmeton Express.