Ish-futbollisti argjentinas, Carlos Tevez ka përfunduar në spital pas dhimbjeve që i ndjeu në gjoks.
40 vjeçari, njëri prej 14 futbollistëve të vetëm që kanë luajtur për Manchester United dhe për Manchester City, e kaloi natën në klinikë tek komshinjtë e Buenos Aires, San Isidro pasi e mori ndihmën mjekësore.
Atij iu desh t’i kryente disa teste shtesë sot në një spital tjetër aty afër, shkruan mediumi britanik “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.
Klubi ku u pensionua sulmuesi nga futbollit, Independiente, konfirmoi se legjenda argjentinase kishte nevojë për trajtim në spital dhe shtoi se rezultatet fillestare kanë qenë “të kënaqshme”.
Mediat lokale e lidhën problemin e Tevezit me stresin.
Ish-futbollisti i Juventusit nuk e ka dhënë ende ndonjë koment zyrtar.
Aktualisht, Tevez është duke e menaxhuar pikërisht Independienten, ku e kishte kaluar një pjesë të karrierës edhe si lojtar.
Nuk është e qartë se kur do t’i kthehet ekipit për ta udhëhequr në stërvitje ish-përfaqësuesi argjentinas.
Gjithçka do të dihet pasi të dalin rezultatet e testeve shtesë që i bëri ai në spitalin Finochietto Hospital në Buenos Aires.
Mësohet se Tevez vuan nga presioni i lartë në gjak dhe rregullisht bën vizita mjekësore. /Gazeta Express/